Abramoviç i prish punë Juves, i merr rusin Golovin

Edhe pse Juventusi ishte skuadra e parë që i kishte vënë syrin talentit rus, Aleksandër Golovin, si duket ky i fundit megjithatë nuk do të veshë fanellën “bardhezi”. Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, presidenti rus i Çelzit, Roman Abramoviç, ka mbyllur gjithçka me drejtuesit e CSKA-së, së Moskës për mesfushorin 22-vjeçar, për të cilin do të paguajnë 23 milion euro.

Edhe “Mundo Deportivo” shkruan se Çelzi e ka blerë tashmë lojtarin që po udhëheq Rusinë. E përditshmja “katalunase” zbulon edhe një tentativë të Barcelonës me agjentin e lojtarit, por në këtë histori vendimtar ka qenë roli i Roman Abramoviç, i cili ka përfituar nga raportet që ka me kolegun Evgenij Lenoroviç Giner të CSKA Moskës.

Përveç Juventusit dhe Barcelonës, interes për shërbimet e Golovin interes kishte shfaqur edhe Arsenali. Golovin përveç paraqitjeve të mira në Botërorin e Rusisë, sezonin e kaluar me CSKA-në e Moskës kishte zhvilluar plotë 27 ndeshje kampionale, duke shënuar 5 gola.

Leave a Reply