Kapoja e tifozëve të Malmos, kundërshtarit të Dritës, është shqiptarë!

Skuadra kampione e Kosovës, Drita sonte në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë do të zhvillojë ndeshjen e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve Europian kundër skuadrës kampione të Suedisë, Malmo.

Në këtë ndeshje që starton në ora 20:45 pritet të jenë të pranishëm shumë tifoz shqiptarë, ndërsa gjithashtu është paralajmëruar edhe prezenca e disa tifozëve të Malmos.

Mbi të gjitha mësohet se kryesori i tifozëve të Maloms është shqiptarë, me prejardhje nga Kosova. Agron Hyseni i njohur si “Agge Capo” është lideri i tifozëve të zjarrtë të skuadrës suedeze, e cila tashmë do të jetë kundërshtare e skuadrës kosovare të Dritës.

Rikujtojmë vitin e kaluar Malmo luajti kundër Vardarit dhe ishte eliminuar, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë edhe fatin e njëjtë, kësaj rradhe ndaj skuadrës gjilanase.

Leave a Reply