Lirohet Ballist Morina

Tifozi i njohur shqiptar, Ismail Morina, i njohur si “Ballisti”, është liruar më në fund nga burgu. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ballisti, që ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare në “Facebook” bashkë edhe me konsullin e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Adrian Haskaj, ku kishte shkruar:

“Me konsullin e pergjithshen te Republikes se Shqiperise te akredituar ne Bari te Italise Zotrine/Dashamirin Adrian Haskaj. Pergzime te veçanta strukturave te shtetit shqiptare qe jane pefshire ne perpjekjet per lirimin tim,respekt per Kroacine dhe Italine ne paanshmerine e treguar prej tyre dhe mirenjohje gjith atyreve qe zbriten rrugeve te kryeqytetit shqiptar ne mbrojtjen time.

I LIRË !!

Rrofte shpirti i shqiptarit!!

Ismail Morina (Ballisti)”.

Ismail Morina u arrestua më 10 qershor të vitit të kaluar në Kroaci, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe.

Ai kërkohej nga Serbia, si i akuzuari kryesor për ngritjen e dronit me flamurin “Autochtonous”, mbi stadiumin e Beogradit, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, në Tetor të vitit 2014-të.

Në Kroaci, Ismail Morina iu nënshtrua një sërë procedurash gjyqësore, për të shmangur ekstradimin në burgjet serbe, ndërsa në çështje u investuan edhe institucione politike të Shqipërisë, Kroacisë dhe Serbisë.

Më 28 mars të këtij viti, Kroacia vendosi të transferojë Ballist Morinën drejt Italisë, ku edhe vijoi beteja gjyqësore për lirimin e tij përfundimtar.

Leave a Reply