Prishtina barazoi pa gola ndaj Fola në transfertë

Prishtina ka barazuar pa gola në ndeshjen e parë në udhëtim ndaj Fola nga Luksemburgu, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Liga Europa.

Prishtina në këtë ndeshje pati mbështetje edhe nga tribunat, ku disa tifozë shqiptarë që jetojnë në Luksemburg, kishin ardhur të mbështesin skuadrën nga kryeqyteti i Kosovës.

Ata i dhanë ngjyra shqiptare stadiumit, duke vendosur flamuj si të Shqipërisë ashtu edhe të Kosovës.

Pjesa e parë e ndeshjes kaloi pa raste të mira shënimi, si nga vendasit ashtu edhe nga Prishtina.

Lojë më e mirë u pa në pjesën e dytë, kur skuadrat luajtën një futboll më të hapur dhe me raste shënimi. Mirëpo pavarësisht tentativave, gola nuk solli as pjesa e dytë, duke bërë që ndeshja të përfundoi me barazim pa gola (0:0).

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Mitrovicë, në stadiumin “Adem Jashari”.

Leave a Reply