Vjen edhe viktima e parë te Juve pas ardhjes së Ronaldos!

Gonzalo Higuain do të jetë ‘viktima’ e parë e Juventusit, pas ardhjes së yllit portugez, Kristiano Ronaldos.

Sulmuesi argjentinas do të nxirret në shitje nga drejtuesit e  “Zonjës së Vjetër”, pasi këta të fundit bënë transferimin më të shtrenjtë në histori, duke sjellë portugezin nga rradhët e Rrealit të Madridit.

“Biankonerët” një ditë më parë zyrtarizuan transferimin e Ronaldos nga Real Madrid për shumën e 105 milionë eurove.

Ardhja e tij do të sjellë ndryshime në sulmin e Juventusit, ndërsa sipas asaj që informojnë mediat në Itali, Gonzalo Higuain do të vendoset në shitje, dhe oferta e pranueshme për Juventusin pritet të jetë rreth 55 milionë euro.

Për Higuain interesohet skuadra e Çelzit nga Premierliga angleze.

Leave a Reply