Shkëndija për herë të tretë me rival nga Moldavia

Shkëndija sonte në kuadër të raundit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve do të përballet me ekipin e Sherif Tiraspol nga Moldavia. Kjo do të jetë hera e tretë që “kuqezinjtë” nga Tetova për rivalë do të kenë skuadra nga Moldavia në garat europiane, dhe hera e parë në Ligën më prestigjioze europiane, Ligën e Kampionëve.

“Kuqezinjtë” paraprakisht janë ndeshur në Liga Europa  me Zimbrun dhe Daçian, ndaj të cilave efekti është një kualifikim dhe një eliminim.

Në vitin 2014 në xhiron e parë eliminatore kuqezinjtë mundën në Shkup 2:1 Zimbrun, duke regjistruar triumfin e parë të klubit në kupat europiane, mirëpo në ndeshjen e kthimit në Kishinjev moldavët fituan 2:0 duke nxjerë jashta garës Shkëndijën.

Ndërkohë vitin e kaluar (2017) Daçia ishte rivali i parë në udhëtimin e kuqezinjëve drejt “play offit” të Liga Europa. 3:0 fitonte Shkëndija në Strumicë, ndërsa edhe më bindës ishte triumfi 4:0 në Moldavi, me kuqezinjtë që kaluan raundin e parë eliminator me rezultat të përgjithshëm 7:0.

Leave a Reply