Arbitra finlandez për ndeshjen Sherif Tiraspol-Shkëndija

Shkëndija të martën në Tiraspol do të kërkojë të shkruaj historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në raundin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Mirëpo për të bërë një gjë të tillë, “kuqezinjtë” nga Tetova do të duhet fillimisht të eliminojnë Sherifin, ndaj së cilës skuadër në Shkup kishin shënuar fitore me rezultatin 1:0. Mbetet të shihet nëse ky rezultat do të jetë i mjaftueshëm që Shkëndija të kalojë në raundin tjetër.

Ndërkohë UEFA ka përcaktuar katërshen e arbitrëve që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje, ku në krye është finlandezi Ville Nevalainen, të cilit do i ndihmojnë bashkëpatriotët e tij Ville Koskiniemi dhe Mika Lamppu. Arbitër i katërt do të jetë Atte Jussila, teksa delegat i këtij takimi do të jetë suedezi, Kristian Velander.

Ndeshja Sherif Tiraspol – Shkëndija në program është me datë 31 korrik (e martë) me fillim në ora 19:00.

Leave a Reply