Lajm i mirë për Shkëndijën në prag të ndeshjes me Sherif Tiraspol

Shkëndija gjatë ditës së sotme ka udhëtuar drejt Moldavisë, ku të martën do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të turit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër Sherif Tiraspol. Për këtë ndeshje trajneri Qatip Osmani do të jetë me një opsion shtesë në sulm, pasi të drejtë loje ka marrë edhe përforcimi më i fundit i “kuqezinjëve” nga Tetova, Valmir Nafiu.

24 vjeçari është regjistruar nga Komisioni për Gara pranë UEFA-së dhe tashmë është në shërbim të stafit teknik. Duke llogaritur lëndimin e Radeskit dhe periudhën e nevojshme për rikuperim, gjithsesi se ardhja dhe paraqitja e Nafiut për këtë ndeshje për trajnerin Osmani është lajm pozitiv.

Megjithatë nëse do të luaj ose jo përballë Sherif Tiraspolit të martën, një gjë të tillë do të vendos stafi teknik.

Leave a Reply