Gjeneratat 2000 dhe 2002 të FC Shkupit në përgatitje në Mavrovë

Gjatë ditës së sotme gjeneratat 2000 dhe 2002 të FC Shkupit janë akomoduar në një nga hotelet në Mavrovë, aty ku për 7 ditë do të zhvillojnë fazën kryesore të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik, njofton “infOSport.mk”.

Për dallim nga gjenerata 2000 që vazhdon të udhëhiqet nga trajneri Erkan Mureseli, gjenerata 2002 duke filluar nga ky sezon do të udhëhiqet nga Alisa Vishi. Ky i fundit zëvendëson Ferdi Ismailin, ndërsa deri më tani Vishi te skuadra “bardhekaltër” nga Çairi luante rolin e trajnerit të portierëve.

Ai me këtë rast falënderon drejtuesit e klubit për besimin e dhënë, duke shpresuar se do të arrijnë rezultate të lakmueshme në ndeshjet kampionale.

“Fillimisht falënderojë gjithë drejtuesit e klubit për besimin e dhënë që unë të drejtojë gjeneratën 2002, e në veçanti tim menaxherin Ertan Demiri, drejtorin sportiv, Omer Bunjaku si dhe koordinatorin Jeton Musliu. Për mua kjo paraqet një kënaqësi por njëkohësisht edhe obligim shtesë, pasi pikërisht nga këta fëmijë duhet që FC Shkupit ti rezervojmë të ardhmen. Jemi një grup i shkëlqyeshëm, si gjenerata jonë, ashtu edhe gjeneratat tjera, koordinimi mes trajnerëve është në nivel, ashtu që në sezonin e ri shpresojmë të arrijmë rezultate të mira dhe të dalim kampion me ndonjërën prej gjeneratave” – tha enkas për “infOSport.mk” trajneri i gjeneratës 2002, Alisa Vishi.

Ky i fundit në muajin gusht do të ndjek edhe kursin për licencën B të UEFA-s, ndërsa me siguri se përvoja e tij e madhe dhe lidhshmëria me klubin e FC Shkupit do të jap edhe rezultatet e duhura në sezonin e ri. Mirëpo që sa më të përgatitur të presin startin e saj, gjenerata 2002, është në bisedime e sipër që në Mavrovë të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore kundër Shkëndijës dhe Renovës, përmes së cilave trajneri Vishi do të ketë një pasqyrë edhe më të mirë për futbollistët e tij të ri.

Leave a Reply