Superliga e Zvicrës, shënojnë Arlind Ajeti dhe Demhasaj (VIDEO)

Të shtunën në Zvicër në program ishin ndeshjet e javës së tretë në Superligë, e cila rezultoi me fat për futbollistët shqiptarë, pasi Albian Ajeti i Bazelit dhe Shkëlqim Demhasaj i Lucernit shënuan, duke ndihmuar skuadrat e tyre për të shënuar fitore. Bazeli i Ajetit shënoi fitore 4:2 ndaj Grashopersit, ndërsa me po të njëjtin rezultat Lucerni mundi Luganon.

Pikërisht futbollistët shqiptarë ishin pjesë e këtyre fitoreve të skuadrave të tyre, duke ndihmuar për të arritur deri tek tre pikëshi i rradhës.

GOLI I ALBIAN AJETIT 

Albian Ajeti shënoi golin e tretë për Bazelin, duke bërë që skuadra e tij të avansojë me rezultatin 3:0, ndërsa Demhasaj kishte hapure serinë e golave në ndeshjen kundër Luganos, kur më së miri shfrytëzoi hapësirën e krijuar dhe me të majtën e tij shënoi për 1:0.

GOLI I SHKËLIM DEMHASAJT 

Përveç Demhasaj, pjesë e kësaj fitore të Lucernit ishte edhe Idriz Voca, teksa në bankinë kishte mbetur Dren Feka. Në anën tjetër pjesë e Luganos ishte Eris Abedini, ndërsa në bankinë mbetën dyshja Krasniqi-Fazliu.

Albian Ajeti ishte i vetmi shqiptarë te Bazeli në mungesë të Taulant Xhakës së lënduar, ndërsa te Grashopersi për gjatë 90-të minutave luajti Nedim Bajrami.

Gjatë pjesës së dytë te Grashopersi në lojë u inkuadrua edhe Shani Tarashaj, ndërsa besimin e trajnerit Torsten Fink nuk e morri kosovari, Bujar Lika.

Leave a Reply