Akademia Pandev luan tenis ndaj Plaçkovicës

Akademia Pandev të dielën ka zhvilluar një miqësore luksi ndaj skuadrës së Plaçkovicës, një kundërshtarë ky jo i denjtë dhe jo i barabartë me kualitetet e skuadrës nga Strumica, që në fund kishte shënuar fitore të thellë me rezultatin 6:0, njofton “infOSport.mk”.

Stoilov dhe Doriev shënuan dy golat e parë për Akademia Pandev, që pjesën e parë e mbylli me rezultatin 2:0, teksa në pjesën e dytë shënuan edhe 4 të tjerë me autorë Ramoski (2 gola), Pandev dhe Velinovski.

Rikujtojmë Akademia Pandev sezonin e ri futbollistik në Ligën e Parë e hap me ndeshjen kundër Makedonija Gjorçe Petrovit në shtëpi.

Leave a Reply