Armend Nexhipi din cilin ta menaxhojë!  

Mbrëmjen e së dielës Tirana dhe Prishtina zhvilluan ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, në të cilën triumfoi skuadra nga kryqyteti i Kosovës me rezultat 1:3. Golin për “bardheblutë” e Tiranës e realizoi Albi Doka, ndërsa tre realizimet për fitoren e Prishtinës kishin vetëm një autor edhe ai ishte Meriton Korenica.

21 vjeçari përveç golave, shkëlqeu në fushë, duke bërë një përformansë fenomenale edhe pse ndeshja kishte karrakterin miqësorë. Korenica te Prishtina erdhi në merkaton e kësaj vere, ndërsa ai që kontriboi për këtë lëvizje ishte ish futbollisti shkupjan që tashmë po bën punën e menaxherit, Armend Nexhipi.

Mesfushori kosovar, më herët ka qenë pjesë edhe e kampionatit të Maqedonisë, ku luajti për Shkëndijën e Tetovës dhe Metallurgun e Shkupit, ndërsa para kalimit te Prishtina ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit. Korenica posedon talent të madh në botën e këtij sporti, ndërsa tashmë si duket ka gjetur edhe menaxherin e duhur për të ecur përpara në mënyrë profesionale.

Nexhipi kësaj radhe klientit të tij i ka siguruar ambient të përshtatshëm, me çka Korenica pritet të jetë ylli i skuadrës së Prishtinës në sezonin e ri 2018/19 nëse vazhdon me këto performansa edhe në kampionat, ndërsa viteve në vijim mund të shkojë edhe më larg për të prekur ndonjë skuadër europiane.

Kujtojmë se Nexhipi zotëron Agjencionin “N11 Sports Management”, me të cilin menaxhon një numër të konsiderueshëm të lojtarëve që luajnë në kampionatet e Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë./InfOSport.mk

Leave a Reply