E bujshme, Besir Demiri pjesë e Kombëtares shqiptare!

Besir Demiri do të vishet “kuq e zi”. Futbollisti shkupjan i cili aktualisht luan në Ukrainë me skuadrën e Mariupol ka bindur trajnerin e Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, i cili ka dhënë dritën jeshile për të marrë atë në skuadër.

Demiri ishte pjesë e asaj gjenerate të artë të përfaqësueses U21 të Maqedonisë kur luajtën në Europianin e Polonisë në vitin 2017-të, ndërsa gjithashtu kishte bërë një debutim edhe me përfaqësuesen A të Maqedonisë kundër Iranit me 2 qershor të vitit 2016-të. Ai gjithashtu kishte luajtur edhe një ndeshje tjetër me Azerbajxhanin, mirëpo duke pasur parasysh se këto ishin vetëm ndeshje miqësore, nuk e pengon atë të luajë për Kombëtaren kuqezi.

Ndryshe me përfaqësuesen U21 të Maqedonisë ai numëron 13 ndeshje dhe 1 gol të shënuar.

Demiri e kishte nisur karrierën te FC Shkupi, për tu transferuar te Shkëndija gjatë vitit 2015-të. Ai me Shkëndijën luajti për dy sezone të plota, për të kaluar më pas te rivalët e Vardarit, nga e cila skuadër shkurtin e vitit 2018-të iu bashkua skuadrës ukrainase të Mariupol.

FSHF ka nisur menjëherë punën për të plotësuar dokumentacionin e duhur dhe për t’i dhënë pasaportën shqiptare Demirit e më pas për të pritur debutimin e tij me Kombëtaren e Shqipërisë në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Leave a Reply