Shkëndija ndaj Rosenborgut nesër kërkon të shkruaj historinë

Liga e Europës do të luajë nesër ndeshjet e para të fazës “Play Off”,  ndërsa në mesin e skuadrave pjesëmarrëse është edhe Shkëndija e Tetovës, që përballë do të ketë skuadrën e njohur norvegjeze të Rosenborgut.

Ky është sezoni i tretë me rradhë për Shkëndijën, që kalon në fazën “Play Off” të Ligës së Europës, por ndryshe nga viti i kaluar, këtë herë shanset janë reale për të kapur grupet duke qenë se përballë nuk është Milani që eliminonte  Shkëndijën vitin e fundit.

Në fakt edhe ndeshja ndaj Rosenborgut nuk pritet të jetë një ndeshje e lehtë, por as Rozenborgu nuk është më skuadra e fortë që konkurronte para disa sezonesh, madje “kuqezinjtë” e Qatip Osmanit  mund ta konsiderojnë veten me fat që do të kenë përballë këtë ekip.

Takimi i parë, do të luhet në Norvegji dhe e rëndësishme për Shkëndijën është që të shënojë një gol dhe ta ketë gjithçka më të lehtë në ndeshjen e kthimit një javë më vonë në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup.

Leave a Reply