Kupa e Maqedonisë, Korabi eliminon Borecin

Korabi ka arritur që të eliminojë Borecin nga Kupa e Maqedonisë, pasi sot në ndeshjen e zhvilluar në Dibër arriti që të mund skuadrën nga Velesi me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo një ndeshje thuajse e barabartë, ku vendasit më shumë e dëshironin fitoren dhe në fund me plotë meritë e arritën atë falë një goli të shënuar nga pika e bardhë gjatë pjesës së dytë.

Ekzekutues i saktë i kësaj penaltie ishte Habib Kllobuçishta, duke bërë që festa në tribunat e stadiumit të jetë e madhe. Njëjtë sikurse në ndeshjen e parë kampionale të Ligës së Dytë kundër Gostivarit, edhe sot futbollistët e Korabit patën përkrahjen maksimale nga publiku dibran, i cili në fund u nda i lumtur dhe duke festuar bashkë me lojtarët fitoren.

Leave a Reply