A mund të përsëris FC Shkupi rezultatin nga ndeshja e fundit në Turnovë? (VIDEO)

FC Shkupi sezonin e ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë nuk e ka nisur mbarë. Skuadra nga Çairi në dy xhirot e para ka arritur po aq barazime, edhe atë ndaj Sileksit në Kratovë dhe Pobedës në Çair, ndërsa sot e pret një përballje edhe më e vështirë, ajo kundër liderit aktual, Akademia Pandev.

Megjithatë jo rastësisht thuhet se heronjtë e vërtetë dalin në pah mu në momentet e vështira, ashtu siç dolën edhe me 18 prill të edicionit të kaluar, kur pikërisht fitorja 1:2 ndaj kundërshtarit të sotëm, Akademia Pandev u hapi rrugën “bardhekaltërve” nga Çairi për të kapur garat europiane.

Një fitore nga kjo përballje me siguri se do të kishte ndryshuar gjërat dhe atmosferën te klubi nga Çairi, që këtë vit shpreson të garojë për vendet e para në tabelë, përmes së cilave do të siguronte një vend për në garat ndërkombëtare. Rikujtojmë skuadra e FC Shkupit në 10 ndeshjet e fundit kampionale nuk dinë për disfatë, përfshirë këtu edhe 8 ndeshjet e fundit nga edicioni i kaluar, kur kishte regjistruar 5 fitore dhe 3 barazime.

Leave a Reply