Abramoviç dorëzohet përballë sheikëve të Sitit dhe PSZH-së, gati të shesë Çelzin!

Pronari i Çelzit,  Roman Abramoviç duket se është dorëzuar para milionave të hedhura nga pronarët e rinj të Mançester Sitit dhe Paris Sen Zhermenit vitet e fundit, duke vendosur që t’i “dorëzojë” çelësat e ekipit londinez një tjetër pronari

E teksa e bleu në 2003-shin për 140 milionë sterlina, Abramoviç bëri menjëherë diferencën mes klubeve angleze duke ofruar emra të mëdhenj e duke paguar për ta shifra marramendëse.

Por paratë e hedhura nga sheikët e Sitit dhe PSZH-së duket se kanë lënë hije manjatin rus, i cili ka vendosur që të heqë dorë nga Çelzi për një shumë “modeste” prej 2 miliardë sterlina, bën të ditur “The Sunday Times”. E me një llogari të thjeshtë matematikore blerja e Çelzit në vitin 2003 nga ana e Abramoviç ka rezultuar mëse e suksesshme nga ana ekonomike, pasi diferenca mes shumë që manjati rus harxhoi për ta blerë me shumën që kërkon për ta shitur është mbi 10 herë më e madhe.

Sipas “The Sunday Times”, pronari i Çelzit, Roman Abramoviç ka angazhuar bankën “Raine Group” nga Nju Jorku në përgatitje për shitjen e klubit.

Banka thuhet se ka vlerësuar klubin në 2 miliardë paund dhe Çelzi ka angazhuar këshilltarët e tyre, eksperienca e të cilëve la rezultuar e suksesshme pasi kanë ndihmuar Mançester Siti të shesë një 13% të akisioneve të klubit tek “China Media Capital” për 265 milionë sterlina në vitin 2015-të.

Është e paqartë nëse Abramoviç do të shesë të gjitha aksionet, apo një pjesë të tyre, por lëvizja vjen në një kohë kritike për Çelzin, të cilët falë dështimeve në sezonet e fundit e mungesës së parave duket se kanë vështirësi të konkurrojnë në merkato mes më të mirëve në Europë.

Leave a Reply