Pike “shpërthen” ndaj drejtuesve të La Liga-s

Barcelona mbrëmë në kuadër të javës së dytë në La Liga mori një fitore të vlefshme kundër Real Valjadolidit në transfertë, mirëpo pas përfundimit të këtij takimi, mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike ka reaguar ashpër ndaj drejtuesve të La Liga-s duke u thënë se përpara se ti dërgojnë në SHBA duhet të rregullojnë terrenet futbollistike në La Liga.

“Këtu nuk flitet për të luajtur futboll mirë apo jo. Këtu u vu në rrezik shëndeti i futbollistëve. Mund të rrezikoheshim sepse ishte një terren skandaloz dhe i turpshëm. Dhe drejtuesit e Ligës spanjolle, përpara se të vendosin që t’i luajmë ndeshjet në Amerikë për të shitur produktin tonë, bëjnë mirë që të shohin në shtëpi dhe të rregullojmë terrenet”, – tha Pike.

Barcelona ndaj Valjadolidit shënoi fitore minimale 1:0 falë golit të Usmane Dembele, me ç’rast pas dy xhirove të para udhëheq renditjen në La Liga.

Leave a Reply