Jaja Ture do të luaj në Greqi!

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Jaja Ture, ka lënë Mançester Sitin dhe ka kryer vizitat mjekësore në Londër. Një lajm që u bë i ditur nga menaxheri i tij, Dimitri Seluk, i cili nuk e bëri të ditur emrin e ekipit të ri të lojtarit, duke e bërë situatën misterioze.

Por tashmë është zbuluar e ardhmja e Jaja Ture, do të jetë në Greqi te skuadra kampione e Olimpijakosit, ku është aktivizuar vitet e para të karrierës së tij.

Për momentin nuk ka asgjë zyrtare, ashtu që deri në mbylljen e merkatos me 31 gusht duhet pritur nëse realisht do të ndodhte një transferim i këtillë, apo ndoshta Jaja Ture do të përfundonte diku tjetër…!

Leave a Reply