Treshja e arbitreve nga Maqedonia do të referojnë ndeshjen eliminatore, Islanda-R.Çeke

Treshja e arbitreve nga Maqedonia, Ivana Projkovska, Vjollca Izeiri dhe  Biljana Atanasova do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Grupit “E”, mes Islandës dhe Republikës Çeke, e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botërorë të futbollit për femra  “Francë-2019”.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet më datën 4 shtator në stadiumin “Laugardalsvöllur” në Rejkjavik.

Ndryshe në Grupin “E”, përveç Islandës dhe Republikës Çeke, bëjnë pjesë edhe  Gjermania, Sllovenia dhe Ishujt Faroe.

Kjo dëshmon se Maqedonia ka arbitre cilësore të cilat janë të afta të  ndajnë drejtësi edhe në ndeshje shumë të rëndësishme siç janë eliminatoret për Botërorin “Franca 2019”.

Vjollca Izeiri e  cila para disa viteve ishte futbolliste e reprezentacionit të Maqedonisë, tani  është duke u dëshmuar edhe si arbitre. Faktet flasin se ajo deri më tani ka ndajtë drejtësi në mbi 10 ndeshje ndërkombëtare të futbollit për femra.

Kujtojmë se dy referet nga Maqedonia Ivana Projkovska dhe Vjollca Izeiri nga data 6 deri më 14 gusht të këtij viti në Riga të Letonisë, ndanë drejtësinë në ndeshjet kualifikuese të grupit 7-të, të UEFA Champions League për femra.

Leave a Reply