Cuculi: Nuk ka skuadër më të fortë se Kukësi në Superiore

Mbrojtësi kërçovarë Ardian Cuculi, i cili këtë verë nga Shkëndija u transferua te skuadra e Kukësit, në një intervistë për “Supersport” ishte shprehur shumë optimist lidhur me forcën e skuadrës së tij të re, që në kuadër të javës së katërt në Superligën shqiptare mundi Teutën në Durrës me rezultatin minimal 1:0.

Ai pas përfundimit të ndeshjes ku mbante edhe shiritin e kapitenit, u shpreh i lumtur për këtë fitore, që sheh tashmë Kukësin në krye të tabelës bashkë me Skënderbeun: “Normale, nuk është e lehtë të fitosh ndaj Teutës në Durrës, veçanërisht këtë sezon që kanë bërë një ekip shumë të mirë. I përgëzoj për atë që kanë ndërtuar. Ne fituam, dhe jemi të kënaqur”.

Mesazh për rivalët:Normalisht, ne luftojmë për kampion. Oreksi vjen duke ngrënë. Ne ishim ekip i ri, dhe duhej të lidheshim më shumë. Jemi me këmbë në tokë, por tashmë jemi në rrugën e mbarë”.

Lojtarët me eksperiencë:Normale, nuk mund t’i kërkojmë më shumë përgjegjësi çunave 19 apo 20 vjeç. Ne bëmë detyrën tonë, dhe i ndihmuam të gjithë shokët. I uroj suksese Shkëmbit te Teuta, dhe shpresoj të jenë në Kupat e Europës”.

Ekipi më i mirë se Kukësi?: “Akoma nuk e kam parë një ekip të tillë”.

Shiriti i kapitenit:Është një privilegj i madh, por edhe përgjegjësi. E kam mbajtur te Partizani apo edhe te Shkëndija, por mendoj se është një krenari dhe përgjegjësi për të dhënë më shumë në fushë”.

Leave a Reply