Dy gabime, dy gola! Renova pëson edhe disfatën e katërt (VIDEO)

Renova ka pësuar edhe disfatën e katërt pas 6 xhirove të para në elitën e futbollit vendor, kësaj rradhe duke u mundur në Tetovë nga Bellasica, njofton “infOSport.mk”. Renova këtë edicion ka vetëm një fitore, edhe atë që në xhiron e parë në transfertën ndaj Rabotniçkit (3:4), ndërsa gjithashtu edhe një barazim 1:1 ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit në kuadër të javës së katërt në Tetovë.

Pas pjesës së parë pa gola ndaj Bellasicës, skuadra nga Strumica që në Tetovë kishte ardhur për fitoren e parë, golin e epërsisë e gjeti në minutën e 70-të, përmes Serafimovskit, i cili thjeshtë morri një dhuratë nga ana e portierit Kobetiç, që edhe pse e kishte topipn në duart e tij lejoi që i njëjti të përfundojë pas shpinës së tij.

FILIP IVANOVSKI I SIGURON FITOREN BELLASICËS NDAJ RENOVËS

FILIP IVANOVSKI I SIGURON FITOREN BELLASICËS NDAJ RENOVËSRENOVA – BELLASICA 0:2(F. Ivanovski 86')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 септември 2018 г.

Gabimit të portierit të tij iu bashkëngjit edhe futbollisti i fundit në mbrojtje, Nenad Mishkovski, i cili në minutën e 85-të duke qenë si lojtarë i fundit i dhuroi një top Zoran Baldovaliev, i cili mu në momentin e duhur pasoi për bashkëlojtarin e tij të sulmit, Filip Ivanovski, që nuk fali dhe në ato momente siguroi fitoren e parë për skuadrën e tij në sezonin e ri.

Me këtë fitore Bellasica tashmë numëron 5 pikë, të gjitha të tubuara në 3 ndeshjet e fundit, që japin shpresa se kjo skuadër dalë nga dalë po hynë në formën e duhur. Aktualisht Bellasica ndodhet në pozitën e 8-të, me të njëjtin numër pikësh edhe me Sileksin dhe FC Shkupin në pozitën e 6-të, me të cilën skukadër do të përballet në mesjavë (26 shtator), kur në program janë ndeshjet e javës së 7-të.

Leave a Reply