Mustafov: Ndaj Makedonija Gj.P kërkojmë fitoren e katërt

Makedonija Gjorçe Petrovi pas suksesit në Kupë, ku arriti të eliminojë favoritët e Vardarit, sot në kampionat në kuadër të javës së 9-të do të mirëpret Pobedën, që gjithashtu në këtë ndeshje vjen pas asaj fitore bindëse në mesjavë ndaj Gostivarit në kuadër të 1/8 së finales së Kupës, njofton ‘infOSport.mk’.

Të dyja skuadrat po kalojnë një periudhë të mirë, ndërsa Pobeda në këtë ndeshje kërkon fitoren e katërt, e cila do i mbante ata në pozitën e katërt.

Pritjet e mia nga kjo ndeshje janë të mëdha. Besoj se mund të arrijmë deri te firorja e katërt, mirëpo për të arritur një gjë të tillë normalisht se duhet të bëjmë më pak gabime dhe të luajmë një lojë të disciplinuar. Nëse bëjmë një gjë të tillë atëherë besoj se nga kjo transfertë mund të kthehemi me 3 pikë të plota‘ – tha enkas për ‘infOSport.mk’, Burhan Mustafov.

Leave a Reply