Sunaj Hasan pret një paraqitje të mirë të ekipit në Strugë

Sot në Strugë do të zhvillohet ndeshja e parafundit e javës së 9-të në Ligën e Dytë – Perëndim, ku ekipi vendas i Struga Trim Lum do të mirëpret Genç Kalemlerin nga Gostivari, njofton ‘infOSport.mk’.

Kjo ndeshje pritet të sjellë shumë paqartësi, duke pasur parasysh se përballë njëra tjetrës do jenë dy skuadra me ambicie të larta këtë edicion në konferencën e Perëndimit. Struga Trim Lum shihet si një ndër pretendentët kryesor për inkuadrim në mesin e më të mirëve, ndërsa edhe Genç Kalemler ka bindur se bëhet fjalë për një skuadër stabile, e cila mund të ju bëjë probleme edhe skuadrave më të mëdha.

“Shkojmë për rezultat pozitiv, pavarësisht se përballë kemi një skuadër të fortë, siç është Struga Trim Lum. E dimë se kundërshtari ynë është një ndër pretendentët kryesor për inkuadrim në Ligën e Parë, mirëpo neve dëshirojmë të kthejmë atmosferën pozitive në klub, që ishte në fillimin e këtij kampionati. Mirëpo për të bërë një gjë të tillë, na nevojitet një fitore për të cilën do të luftojmë deri në fund” – tha sulmuesi shkupjan i Genç Kalemler, Sunaj Hasan.

Ky i fundit me 5 gola të shënuar është golashënuesi më i mirë i skuadrës nga Gostivari, që tashmë 3 ndeshje me rradhë nuk dinë për fitore, kjo edhe për fajin e zyrtarëve të kësaj skuadre, pas atij lëshimi që kishin bërë në kuadër të javës së 6-të, kur edhe përkundër fitores minimale që e arritën ndaj Skopjes në Shkup, në fund e humbën të njëjtën me rezultat zyrtarë 0:3.

 

Leave a Reply