Modriç te Interi? Ja si përgjigjet Guardiola

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola nuk beson se Luka Modriç do t’i bashkohet Interit.

Mesfushori kroat është prioritet kryesor i skuadrës italiane ‘neroaxurre’ tashmë një kohë më të gjatë, mirëpo tekniku spanjoll ‘nuk beson se do të realizohet një transferim i tillë’.

Ndryshe, sipas medieve spanjolle, reprezentuesi kroat ‘nuk është i kënaqur në Real Madrid’, ndërsa një gjë të tillë dëshirojnë të shfrytëzojnë drejtuesit e Interit, të cilët ende nuk kanë hequr dorë nga kroati, të cilin synojnë ta blejnë në afatin kalimtar të ardhshëm.

Leave a Reply