Buba, Ibra, Emini dhe Alimi më shumë gola se gjithë skuadrat tjera në LPFM

Shkëndija pa dyshim se ka një ndër startet më të mira në elitën e futbollit vendor. Skuadra e udhëhequr nga Qatip Osmani pas 9 ndeshjeve të zhvilluara ka regjistruar 8 fitore dhe vetëm një barazim, duke kryesuar me meritë renditjen tabelare me 25 pikë, ndërsa për më tepër kjo skuadër është treguar shumë efikase, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija në 9 ndeshje të zhvilluara ka shënuar plotë 28 gola, apo 3.1 gol për ndeshje. 20 gola mbajnë firmën e 4 futbollistëve të kësaj skuadre me kapitenin Ferhan Hasanin lider, që ka të shënuar 7 gola, i ndjekur nga Besart Ibraimi me 5 gola dhe Izair Emini e Armend Alimi me nga 4 gola.

Kjo katërshe e Shkëndijës i bie që ka shënuar më shumë gola se çdo skuadër tjetër gjatë këtyre 9 javëve të para, pasi skuadra që ka shënuar më së shumti gola deri më tani rezulton Pobeda e Prilepit, që ka të shënuar 14 gola. Pikërisht kjo skuadër ia kishte arritur qëllimit që të ndal Shkëndijën në kuadër të javës së 5-të, kur në Tetovë kishte nxjerrë një barazim 3:3.

Ndryshe këtë edicion Shkëndija regjistroi një ndër fitoret më të thella në historikun e saj, duke mundur Rabotniçkin në Shkup me rezultatin 6:2.

Më poshtë keni renditjen tabelare, ku mund të njiheni me numrin e golave të shënuar nga ana e gjithë skuadrave në elitën e futbollit vendor.


RENDITJA TABELARE


 

Leave a Reply