
Vardari dhe Shkupi sot do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të parë për sezonin 2017/2018 në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Do të jetë kjo ndeshja e tretë mes këtyre dy skuadrave në tre edicionet e fundit që i bie të zhvillohet gjatë muajit tetor.
Herën e parë që Vardari dhe Shkupi kishin zhvilluar një ndeshje gjatë këtij muaji, kishte qenë sezonin 2015/2016, kur në kuadër të javës së 10-të, me datë 18 tetor në Çair “kuqezinjtë” kishin shënuar fitore me rezultatin 3:0 falë golave të shënuar nga Filip Ivanovski, Dejan Bllazhevski dhe Stefan Spirovski.
Një ndeshje tjetër e zhvilluar po këtë muaj, kishte qenë ajo e sezonit 2016/2017, dhe sërish në kuadër të javës së 10-të dhe sërish në Çair me datë 16 Tetor, por që kësaj here ishte mbyllur me barazim pa gola.
Mbetet të shihet se si do të përfundojë ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e muajit tetor në stadiumin “Filipi i Dytë”, ku FC Shkupi në ndeshjen e saj të fundit të zhvilluar në këtë impiant kishte pësuar disfatë me rezultatin 3:0.