Pas Shqipërisë edhe shpresat e Kosovës nesër përballen me Izraelin

Pas kombëtares së Shqipërisë që mbrëmë luajtën ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve ndaj Izraelit, ndaj së njëjtës përfaqësuese, mirëpo asaj U21, nesër do të përballet edhe përfaqësuesja shpresa e Kosovës. Është kjo ndeshja e fundit e të përzgjedhurve të trajnerit Rafet Prekazi në kuadër të ciklit kualifikues për Europianin e vitit 2019-të që do të mbahet në Itali.

“Dardanët” mbrëmë kanë mbajtur seancën e radhës para sfidës me izraelitët, ndërsa përzgjedhësi Prekazi është shprehur i bindur se futbollistët e tij do të kenë një paraqitje të mirë përballë izraelitëve.

“Besoj se do të kemi paraqitje të mirë sikurse deri më tash. Mundemi me pas një problem kushtimisht të vogël sepse do ta bëjmë ndërrimin e gjeneratës sepse është loja e fundit për lojtarët e lindur në vitin 1996. Për këtë arsye edhe kësaj radhe kam ftuar 7-8 futbollistë që janë të vitit 1998 ngase dua që të krijojmë ekipin për ciklin e ardhshëm kualifikues. Prandaj, duhet t’u jepet rasti edhe lojtarëve të rinj dhe ky është qëllimi ynë për ndeshjen kundër Izraelit”, – tha Prekazi.

Rikujtojmë pjesë e shpresave të Kosovës është edhe futbollisti i FC Shkupit, Rron Broja.

 

Leave a Reply