Pas Zhorzhinjos, Sarri te Çelzi dëshiron edhe dy futbollistë të Napolit

Maurisio Sarri duket se nuk do t’i lërë lojtarët e tij të preferuar në Napolit. Pas mesfushorit Zhorzhinjo, trajneri i Çelzit i ka kërkuar klubit të bëjë paratë gati në janar, për të marrë dyshen Zielinski-Kulibali.

Zielinski, 24-vjeç, ka edhe tri vite në kontratën e tij, por ai gjithashtu ka një klauzolë lirimi prej vetëm 60 milionë eurosh, diçka që Napoli po përpiqet të ri-negociojë, por Çelsi mund të përfitojë.

27-vjeçari Kulibali nënshkroi një marrëveshje të re 5-vjeçare në verë pas një sezoni brilant me Napolin dhe paraqitjes shumë pozitive në Kupën së Botës me Senegalin. Sarri është një tifoz i madh i mbrojtësit dhe beson se ai do të ishte ideal për Premier Ligën.

Tani Sarri po inkurajon bordin drejtues që të bëjë një ofertë të dyfishtë prej 130 milionë eurosh, në mënyrë që të ribashkohet me lojtarët e tij.

Leave a Reply