Liverpulli gati për transferimin e madh në janar

Liverpulli kërkon që të bëjë disa ndryshime në mbrojtje, ndërsa trajneri Jurgen Klop tashmë ka caktuar emrin e futbollistit i cili pritet të ju bashkohet atyre gjatë merkatos së janarit.

Skuadra angleze dëshiron që ta transferoj mbrojtësin e Lacios, Adam Marushiç.

Strategu gjerman ka kohë që po e ndjek mbrojtësin malazez, të cilin dëshiron ta transferojë që në janar.

Në garë për transferimin e Marushiç është edhe skuadra tjetër angleze e Totenhamit, por që Liverpulli është skuadra që i prinë garës për nënshkrimin e malazezit, i cili pjesë e Lacios është që nga viti 2017-të, mirëpo falë paraqitjeve bindëse ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha europiane.

Leave a Reply