Lacio “blindon” Igli Taren deri në vitin 2020

Puna e shkëlqyer e Drejtorit Sportiv të bardhekaltërve është vlerësuar edhe me çmimin si “Drejtori Sportiv më i mirë në Itali”, teksa numri një i klubit të Lazios, Claudio Lottito ka vendosur që Tare të vazhdojë në postin në të cilin ndodhet deri në vitin 2020.

Lajmi i bërë publik në të përditshmen italiane Gazetta Dello Sport, sipas së cilës kontrata ishte në ditët e fundit të përfundimit dhe zyrtarizimi i akordit ishte vetëm çështje orësh, pasi ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Lotitos, me këtë të fundit që 10 vite më parë kur ish-sulmuesi ishte në prag të përfundimit të karrierës si futbollist, vendosi ta emëronte Taren në postin e drejtorit sportiv.

Igli Tare cilësohet si një njeri shumë i rëndësishëm në strategjitë e klubit. Më shumë sesa fjalët, për Igli Taren flasin faktet, pasi vlonjati në radhët e Lazios ka afruar lojtarë me një kosto të ulët ose të panjohur, të cilët kanë rezultuar në elementë cilësorë që janë vendosur në qendër të vëmendjes së disa klubeve të rëndësishme.

Pikërisht për këto zbulime Tare është nderuar me çmimin “Scouting Leader” nga “Football Leader 2018”, për aftësitë dhe intuitën e tij në zbulimin dhe nënshkrimin me talentet e futbollit, që kanë spikatur me Lazion, si Keita, Milinkovic-Savic, Felipe Anderson, Luis Alberto e De Vrij dhe Thomas Strakoshës.

Këta futbollistë kanë kontribuuar në arritjen e objektivave të rëndësishëm, si fitimi i trofeve, por edhe përmirësimi i parametrave ekonomikë të klubit.

Leave a Reply