Pogba falënderon tifozët e Juves

Francezi Poll Pogba ka falënderuar tifozët e Juventusit për mikpritjen. Ish-mesfushori ‘bardhezi’ është trajtuar mirë në rikthimin e tij në ‘Allianc Stadium’.

‘Jam i lumtur për fitoren, ishte shumë e rëndësishme,’ u shpreh Pogba për BT Sport pas fitores 2:1 të Mançester Junajtedit ndaj Juves.

Tifozët ishin shumë mikpritës dhe e vlerësoj. Luajtëm ndaj një ekipi të mirë, por tre pikët janë më të rëndësishme. Festova për golin e dytë, ishte e çuditshme pasi u prek nga shumë lojtarë përpara se të shkonte në rrjetë. Po luanim mirë së bashku deri në fund. Kishin më shumë frymë në minutat e fundit dhe ajo na mundësoi ta përmbysnim rezultatin.’ – tha Pogba

Pas kësaj fitore ‘Djajtë e Kuq’ përforcojnë pozitën e dytë në grupin ‘H’ me 7 pikë, ndërsa Juve pavarësisht disfatës mbetet lider me 9 pikë të tubuara.

Valencia falë fitores 3:1 ndaj Jang Bojs me 5 pikë mban pozitën e tretë, teksa Jang Bojsi me vetëm 1 pikë renditet në pozitën e katërt.

Leave a Reply