Super Shaqiri dhe super Seferoviç, Zvicra mund Belgjikën (VIDEO)

Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer sonte në fitoren e Zvicrës 5:2 ndaj Belgjikës, duke asistuar në dy gola, ndërsa figurë qendrore doli të jetë Haris Seferoviç, i cili shënoi 3 gola, njofton ‘infOSport.mk’. Për më tepër kjo fitore e ‘helvetikëve’ fiton në peshë, pasi u arritë pas një përmbysje të madhe, ndërsa gjithashtu arrijnë kualifikimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, si skuadra kryesuese e grupit 2.

Belgjika shënoi dy gola të shpejtë me anë të Torgan Hazard (2’, 17’), ndërsa dy gola të shpejtë të Haris Seferoviç (31’, 44) dhe një tjetër i Rodrigez i shënuar në minutën e 26-të nga penaltia bënë që Zvicra të përmbys rezultatin që në pjesën e parë.

Pjesa e dytë në tërësi foli për Zvicrën, që shënoi edhe dy gola të tjerë, ndërsa Shaqiri në minutën e 62-të bëri edhe asistin e dytë në këtë ndeshje, kur mjaft mirë gjeti në zonën kundërshtare Elvedin, i cili në ato momente shënoi për 4:2, ndërkohë Haris Seferoviç në minutën e 84-të shënoi edhe golin e tretë personal dhe të pestin për Zvicrën, duke vendosur njëherit edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Zvicra 5, Belgjika 2.

Falë kësaj fitore Zvicra siguroi vendin e parë në grupin 2, duke u bërë skuadra e tretë gjysmëfinaliste nga Liga A, pas Portugalisë dhe Anglisë, që sot në një ndeshje spektakolare mundi Kroacinë me rezultatin 2:1.

Leave a Reply