ZYRTARE: Nuk as sonte “Superklasiko”

Pas dhunës së manifestuar nga tifozët e River Plates që sulmuan me gjësende të forta autobusin me të cilin udhëtonin futbollistët e Boca Xhuniors, për të dytën ditë me rradhë shtyhet ndeshja e dytë finale e Kopa Libertadores. Pas kërkesës së Boka Xhuniors për shtyjen e ndeshjes, presidenti i “Conmebol” ka konfirmaur se finalja do të shtyhet përsëri, por pa dhënë një datë se kur do të zhvillohet.

Kujtojmë se ndeshja që duhej të luhej mbrëmë u shty për ditën e sotme të zhvillohet nga ora 21:00. Ndeshja e parë finale e “Kopa Libertadores” ndërmjet Boka Xhuniorsit dhe River Plates përfundoi me rezultat 2:2.

 

Leave a Reply