Arsen Venger drejt transferimit te PSZH

E ardhmja e Arsene Wenger mund të jetë tek PSG, por jo si trajner. 69-vjeçari mund të marrë rolin e drejtorit sportiv te kampionët e Francës. Ish-tekniku i Arsenal për shumë vite, sipas asaj që shkruajnë mediat franceze, pritet të zëvendësojë në këtë post Antero Henrique, i cili prej kohësh duket se i ka marrëdhëniet e tensionuara me drejtues të tjerë brenda klubit. I pari që ka shfaqur pakënaqësi ndaj 50-vjeçarit ka qenë trajneri Thomas Tuchel, ndërsa edhe presidentit Nasser Al-Khelaifi nuk i kanë pëlqyer disa lëvizje të kryera në merkato nga ish-drejtuesi i Portos.

 

Leave a Reply