Gazetari sportiv Reshat Ibraimi shpërrthen ndaj Stoilovit: ‘Stole, jam krenar që jam shqiptar, ndërsa ti zgjohu nga anestezioni’

Nuk kanë të ndalur regaimet ndaj hendbollistit të përfaqësueses së Maqedonisë, Stole Stoilov, i cili mbrëmë në mënyrë demonstrative, i pakënaqur që në ndarjen e çmimeve për më të mirët e vitit 2018-të nga ana e Agjensionit për Rini dhe Sport u përdor gjuha shqipe, braktisi gala mbrëmjen, që u mbajt në ‘Aleksandar Pallas’, njofton ‘infOSport.mk’.

Pas hendbollilstit të KH Rinia, Basri Latifi, është edhe gazetari sportiv Reshat Ibraimi, nga ‘Gazeta Lajm’, që i është drejtuar këtij hendbollisti, me fjalët: ‘Stole jam krenar që jam shqiptar, ndërsa ti zgjohu nga anestezioni’.

‘Stole, unë jam dhe do të mbetem gjithmonë krenar që jam shqiptar, kurse ti zgjohu nga anestezioni total, zgjohu nga ëndrrat tua të këqija, dhe njëherë e përgjithmonë kuptoje se pa shqiptarë Maqedoni nuk ka. Stole, si nuk të vjen turp nga sportistët e kalibrit botërorë si Shaban Tërstena, Shaban Sejdiu, Faton Salihu që i sollën medalje Maqedonisë nga mbarë bota, si s’te vjen turp nga Artim Shaqiri, Nexhmedin Memedi, të cilët kanë dhënë shumë djersë për këtë vend në ndeshje futbolli, si s’te vjen turp nga Bardhi, Hasani, Alioski, Ademi, Musliu, Bejtullai që po promovojnë Maqedoninë në Europë dhe botë. Turp, turp të qoftë Stole!’ – ka shkruar Ibraimi në profilin e tij zyrtarë në ‘Facebook’.

Leave a Reply