Lajmi i fundit, Reali i Madridit i rrëmben talentin Mançester Sitit!

Reali i Madridit ka transferuar futbollistin e talentuar të Mançester Sitit, Brahim Diaz. Sipas asaj që raporton ‘Marca.com’, Diaz tashmë mund të llogaritet si një futbollistë i ri i skuadrës madrilene, drejtuesit e së cilës skuadër kanë paguar 10 milion euro për shërbimet e spanjollit nga Malaga.

Megjithëse ky transferim ishte i paraparë për të ndodhur gjatë afatit kalimtar të verës, duket se drejtuesit ‘madrilen’ nuk kanë dashur të humbasin kohë, duke e afruar që tani në rradhët e tyre ‘dimantin’ 19 vjeçar të Sitit, ndryshe bashkëlojtarë i portierit të përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriçi te  U23.

Diaz gjatë këtij edicioni ka zhvilluar vetëm katër ndeshje zyrtare me Mançester Sitin, ndërsa pikërisht kjo ka qenë një ndër arsyet më të forta që spanjolli kishte vendosur të rikthehet në vendlindje, te skuadra kampione e Europës, Reali i Madridit.

‘Marca’, gjithashtu raporton se Diaz te Reali i Madridit do të përfitojë një pagë vjetore prek 3.5 milion euro.

Leave a Reply