FA Kupa, Vulverhemptoni bënë befasinë më të madhe, eliminon Liverpullin (VIDEO)

Vulverhemptoni ka mundur Liverpullin me rezultatin 2:1, duke eliminuar në këtë mënyrë në kuadër të rrethit të tretë të FA Kupës Angleze.

Raul Himenes kaloi në epërsi Vulverhemptonin në minutën e 38-të, pas një gabimi të Xhejms Milner, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë Divok Origi arriti që të barazojë shifrat.

Mirëpo nuk kaloi shumë kohë dhe Vilverhemptoni sërish shënoi në rrjetën e Minjole, kësaj rradhe me anë të Ruben Nevesh, që shënoi një super gol nga një një distancë prej rreth 30 metrash.

Vetëm disa javë më parë këto dy skuadra u takuan mes tyre edhe në ndeshjet e Premierligës, me Liverpullin fitues (2:0). Sonte trajneri Jurgen Klop nuk ju kishte dhënë mundësinë të gjithë yjeve të tij që nga minuta e parë, dhe kjo mund të jetë edhe arsyeja e këtij eliminimi.

Në këtë mënyrë ‘redsat’ u eliminuan edhe nga kompeticioni i dytë në Angli, pasi më herët ishin eliminuar nga Liga Kupa.

Leave a Reply