Një rekord i ri u vendos sot në elitën e futbollit kosovar

Në elitën e futbollit kosovar gjatë ditës së sotme në program ishin dy ndeshjet e fundit të javës së 18-të. Në kryeqendrën kosovare mejdanin ndanë dy skuadrat prishtinase, Flamurtari dhe Prishtina, e ku në fund fitores iu gëzua skuadra vendase me rezultatin 2:0, ndërsa me po të njëjtin rezultat Feronikeli i Zekirja Ramadanit mundi Lirinë në Prizren.

Pikërisht në këtë ndeshje u vendos një rekord i ri, pasi asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që një skuadër të nis ndeshjen me 6 futbollistë të huaj.

Trajneri i Lirisë, italiani Viçenco Alberto Anese inkuadroi nga fillimi 6 futbollistë që nuk kanë pasaportë të Kosovës, Riasos, Jose, Ramirez, Vivas, Alberto dhe Martins, duke shfrytëzuar limitin e lejuar nga Federata e Futbollit kosovar.

Megjithatë si duket që të gjithë ishin shumë larg formës së tyre, ashtu që në fund u dorëzuan përballë skuadrës nga Drenasi, që me fitoren 2:0 në fund arriti që të marrë edhe kryesimin në renditjen në Ipko Superligën e Kosovës.

Leave a Reply