Shokon ish portieri i Kremonezes, 99% e futbollistëve në Itali vendosin baste

“Në Itali 99% e futbollistëve vendosin baste, edhe ata të Serie A”. Është ky pohimi shokues i ish-portierit të Kremonezes Marko Paoloni, i përfshirë në hetimet e vitit 2011 të prokurorisë italiane për trukimin e rezultateve të ndeshjeve.

I konsideruar në atë kohë si një talent i vërtetë, madje pjesë e kombëtares U-19, ai ka pranuar se luante në bastet sportive, por asnjëherë nuk ishte përpjekur të paracaktonte rezultatin.

“Në atë kohë kam humbur më shumë se 500 mijë euro”, – ka thënë Paoloni në një intervistë për mediat lokale.

“Kam gabuar, por nuk kam trukuar ndeshjet. Ka gjëra që nuk funksionojnë. Në botën e futbollit 99% luajnë baste, madje edhe në Serie A, por unë jam më i penalizuari nga të gjithë”, – ka vijuar më tej ish-portieri, i cili u hetua dhe u dënua me përjashtimin e përhershëm nga futbolli.

Leave a Reply