Ja si duket renditja tabelare pas 19 xhiro

Të dielën në futbollin vendor në program ishin ndeshjet e javës së parë në stinorin pranveror, ku ra në sy derbi i madh midis Shkëndijës dhe Vardarit. Në fund fitores iu gëzua skuadra tetovare, që në këtë mënyrë thelloi diferencën në pikë ndaj rivalit të përbetuar në +8 pikë, ndërsa shumë pranë Vardarit tashmë ndodhet edhe Akademia Pandev që të dielën në Strumicë pa shumë probleme mundi Makedonija GJ.P me rezultatin 3:0.

Akademia Pandev pas 19 xhirove numëron 33 pikë, vetëm dy më pak se Vardari, ndërsa nuk ka asnjë ndryshim në vijim të tabelës, me Rabotniçkin në pozitën e katërt që ka 27 pikë, 3 më shumë se FC Shkupi i vendit të 5-të, që nxorri një barazim të vështirë në Kratovë ndaj Sileksit, njëjtë sikurse edhe Renova e vendit të 6-të, që nga “Telekom Arena” në Tetovë u rikthye me një barazim 1:1 ndaj Rabotniçkit.

Vendi i 7-të i takon Makedonija GJ.P, që tashmë ka vetëm dy pikë më shumë se Sileksi i vendit të 8-të, ndërkohë dy pozitat e fundit janë të rezervuara për Pobedën dhe Bellasicën, që dje në Kërçovë barazuan me shifrat 1:1.

# Ekipi Nd. F B D G-av. Pikë
1. Shkëndija 19 13 4 2 43:14 43
2. Vardari 19 10 5 4 22:11 35
3. Ak. Pandev 19 10 3 6 23:14 33
4. Rabotniçki 19 8 3 8 27:29 27
5. Shkupi 19 6 6 7 18:21 24
6. Renova 19 5 7 7 20:25 22
7. Makedonija Gj.P 19 5 6 8 22:29 21
8. Sileksi 19 4 7 8 14:25 19
9. Pobeda 19 5 3 11 15:25 18
10. Bellasica 19 4 6 9 16:27 18

Leave a Reply