Legjendat Sejdiu dhe Shorov vizitojnë klubet e mundjes Liria dhe Tefejuz

Në kuadër të projektit për zhvillimin e mundjes në Maqedoni, legjendat e vendit tonë dhe promotorët e këtij projekti, Shaban Sejdiu dhe Zoran Shorov, sonte vizituan dy prej klubeve më të mira të vendit tonë, Liria dhe Tefejuz.

Gjatë vizitës, ku ishin të shoqëruar nga kryetari i Federatës së Mndjës Betim Vrenezi dhe nënkryetari Dejan Bogdanov, kishin mundësi të njihen për së afërmi me investime e bëra nëpër klubet në kuadër të këtij projekti si dhe të shpalosin planin për punë më efikase në të ardhmen. Gjatë ditëve në vijim, Sejdiu dhe Shorov, do të vazhdojnë vizitën edhe te klubet tjera, ndërsa dje vizituan Ballkanecin dhe qytetin e Shtipit.

Leave a Reply