Sonte Atletiko Madrid-Juventus dhe Shalke-Mançester Siti

Mbrëmja e së mërkurës sjell dy përballjet tjera në Ligën e Kampionëve si Atletiko Madrid-Juventus dhe Shalke-Mançester Siti. Sfida më tërheqëse është ajo që do të luhet në Spanjë, me Atletikon që pret Juven e Alegrit.

Të dyja skuadrat në këtë ndeshje vijnë pas fitoreve në kampionatet e tyre respektive, me bardhezinjtë që triumfuan ndaj Frosinones bindshëm me rezultat 3:0, ndërsa Atletiko Madridi mori fitore minimale 1:0 ndaj Rajo Valekanos.

“Ndjehem i emocionuar, pasi luajmë në Ligën e Kampionëve edhe atë kundër njërit prej klubeve më të forta. Duam t’i redaktojmë gabimet nga sezona e kaluar dhe përsëri të kualifikohemi në mesin e më të mirëve në këtë kompeticion. Fokusi im është te Grizman, Koke e Morata, të cilët janë të përgatitur për të luajtur një ndeshje të shkëlqyeshme dhe t’i ndihmojnë ekipit”, ka thënë trajneri I Atletiko Madridit, Diego Simeone.

Ndërkohë shefi i stafit teknik te Juve, Masimiliano Alegri dëshiron që ekipi i tij të shënojë gol në përballjen e sotme si mysafir.

“Nuk është një ndeshje si çdo tjetër, është një përballje e rëndësishme. Do të jetë takim i mirë mes dy skuadrave që kanë organizim të shkëlqyer. Atletiko ka mbrojtjen e mirë, ndërkohë kjo është ndeshja e parë dhe ne duhet t’i hedhim themelet për të marrë atë. Duhet të përpiqemi ta kontrollojmë lojën, e rëndësishme është që të shënosh një gol, ndërsa edhe dy do të ishte edhe më mirë”, ka thënë për mediat Alegri.

Ndeshjet luhet sonte nga ora 21:00.

 

Leave a Reply