Allegri mund të shkarkohet që para sfidës me Atl.Madridin

Një lajm bombë vjen nga e përditshmja torineze “Libero”, e cila bënë me dije se trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri rrezikon shkarkimin para sfidës ndaj Atletiko Madridit, ndeshje kjo që në program është me datë 12 mars.

Po sipas gazetës “Libero” bëhet me dije se Allegri ka pasur një takim direkt me drejtorin e Interit, Beppe Marrota.

Kjo ka tërbuar presidentin Andrea Anjellin aq sa mund të vendosë që ta shkarkojë atë përpara ndeshjes së kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Atletiko Madridit.

Ndërkohë ditët e fundit është përfolur se Antonio Kpnte mund të rikthet tek Juventusi së bashku me Andrea Pirlon, ky i fundit pritet të marë rolin e zëvendëstrajnerit.

Megjithatë një gjë është e sigurtë që në fund të këtij sezoni Allegri do ti thotë lamtumirë Juventusit pas 5 sezonesh.

Leave a Reply