Eliminohen Dinamo Zagrebi dhe Sevilja

Dy ekipet e fundit që kompletojnë fazën e çerekfinale në Liga Evropa janë Benfika dhe Slavia Praga. Kjo e fundit bën surprizën, duke eliminuar Seviljen me rezultat të përgjithshëm 6:5, ndërsa triumfin edhe kualifikimin e arriti pas 120 minutave lojë, pasi 90 minutat e rregullta u mbyllën me barazim 2:2 me golat e shënuar për Slavia Pragën Ngadju dhe Socek, ndërsa për Seviljen realizuan Jeder dhe Hedadi.

Në shtesat nga 15 minuta, vendasit shfrytëzuan mirë, duke gjetur rrjetën dy herë me Van Buren dhe Traore, ndërsa goli i Vazkez i Seviljes vlejti vetëm për statistik.

Është eliminuar edhe Dinamo Zagrebi e Arian Ademit, me shqiptarin që nuk ishte pjesë e kësaj sfide ndaj Benfikës për shkak të lëndimit. Pas ndeshjes së parë që u mbyll me fitore minimale 1:0 të kroatëve, Benfika gjeti golin me Jonas dhe koha e rregullt u mbyll me këtë rezultat, duke çuar kështu ndeshjen në minutat shtesë.

Në vazhdim Benfika shënoi dy gola, ku rrjetat i gjetën Ferro dhe Grimaldo,  duke çuar shifrat në 3:0 të takimit dhe me rezultat të përgjithshëm 3:1 kualifikohet në fazën çerekfinale të Liga Evropës. /InfOSport.mk

Leave a Reply