Pas humbjes turpëruese, Shalke shkarkon trajnerin

Humbja 7-0 ndaj Manchester City-t ishte e fundit për Domenico Tedescon në stolin e Schalke 04. Blutë Mbretërorë kanë shkarkuar zyrtarisht trajnerin 33-vjeçar, jo vetëm për faktin se skuadra u eliminua nga Champions League pasi ajo ishte diçka e pritshme por më tepër për ecurinë shumë të dobët që Schalke 04 ka bërë në kampionat.  Drejtuesit i tremben humnerës dhe një rrëzimi të mundshëm në Bundesligën e dytë dhe për këtë arsye kanë vendosur të largojnë Tedescon, i cili e drejtonte Schalken që nga vera e vitit 2017-të.

Në ndeshjen e fundjavës ndaj Leipzig në stol do të ulet një njohje e vjetër Huub Stivens i cili e ka drejtuar skuadrën nga Gelsenkirsheni në dy periudha të ndryshme, por holandezi ka probleme shëndetësore dhe për momentin do të jetë thjeshtë trajner i përkohshëm.

Leave a Reply