Formacionet zyrtare, Andorrë-Shqipëri, në fushë edhe Naser Aliji

Pas disfatës ndaj Turqisë në “Loro Boriçi”  të premten, kombëtarja e Shqipërisë sonte ka rastin e mirë që të nxirret për atë disfatë në shtëpi, pasi sonte do të përballet me një skuadër modeste si Andorra, njofton “infOSport.mk”.

Disfata e fundit bëri që Federata Shqiptare e Futbollit të prish kontratën me trajnerin Kristian Panuçi, ashtu që sonte në këtë transfertë “kuqezinjtë” do të udhëhiqen nga ndihmësi Ervin Bulku dhe Sulejman Mema. Që të dy kanë hartuar një formacion 4-4-2, me Armando Sadikun dhe Myrto Uzunin në sulm, ndërsa bie në sy edhe paraqitja e kumanovarit Naser Aliji. Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, ajo thuajse ishte e pritur, duke pasur parasysh se do të kemi edhe një mesfushë më ofenzive, me Grezdën dhe Kaçen, por edhe me dy futbollistët me mjaft përvojë Bashën dhe Xhakën.

Në vijën e fundit mbrojtëse para portierit Etrit Berisha, përveç Naser Alijit, në krahë do të luaj edhe Elseid Hysaj, ndërsa në qendër do të jetë dyshja Xhimshiti-Ismajli.

Leave a Reply