Aleks Sandro shumë pranë transferimit te PSZH-ja

Mbrojtësi i Juventusit, Aleks Sandro është shumë pranë transferimit te Paris Sen Zhermeni. Sipas “AS” braziliani 28-vjeçar mund të transferohet në rradhët e skuadrës kampione të Francës që gjatë merkatos së verës, ndërsa në vend të tij “Zonja e Vjetër” do të transferonte brazilianin e Real Madridit, Marselo.

Drejtuesit e PSZH-së janë të gatshëm të ofrojnë 50 milion euro për shërbimet e Sandro, kontrata e të cilit me skuadrën torineze përfundon me 30 qershor të vitit 2023.

Për shërbimet e Sandro gjithashtu interesohen edhe dy skuadrat angleze nga Mançesteri, Junajtedi dhe Siti.

Gjatë këtij sezoni Aleks Sandro me Juventusin ka regjistruar 37 ndeshje dhe 2 asistime.

Leave a Reply