Trajneri i Frnakfurtit, Hoter: Krenar me këta futbollistë

Trajneri i Ajntraht Frankfurtit, Adolf “Adi” Hoter edhe përkundër eliminimit nga Çelzi në gjysmëfinale të Liga Europa, nuk kishte se pse të turpërohet nga paraqitja e skuadrës së tij të enjten mbrëma në “Stemford Brixh”, shkruan “infOSport.mk”.

Skuadra gjermane u përshëndet nga ky kompeticion vetëm pas kohës shtesë dhe ruletit të penaltive, pasi të dyja ndeshjet, si ajo në Frankfurt por edhe ajo në Londër, ishin mbyllur me rezultatin e barabartë 1:1.

“Uroj Çelzin për kualifikimin në finalen e madhe. Jemi shumë të zhgënjyer pasi ëndërra jonë nuk u bë realitet, mirëpo njëkohësisht krenohem shumë me paraqitjen e skuadrës sime këtu në ‘Stemford Brixh’. Gjatë penaltive u mundova të tregohem i qetë, për të mos shkaktoj ndonjë tension shtesë tek futbollistët. Gjatë këtij sezoni kemi bërë që të gjitha skuadrat të na respektojnë, që është shumë e rëndësishme për të ardhmen” – deklaroi Hoter.

Leave a Reply