Boreci mundet nga ukrainasit e Oleksandria (VIDEO)

Skuadra e Borecit që në sezonin e ri do të luaj në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takimin e parë kontrolluese në Bansko të Bullgarisë, aty ku do të zhvillojë edhe fazën kryesore të përgatitjeve për sezonin e ri, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtarë i skuadrës nga Velesi ishte skuadra ukrainase e Oleksandria, që falë golit të shënuar nga Andrej Zaporozhan nga penaltia në minutën e fundit të pjesës së parë shënoi fitore minimale 1:0.

Boreci bëri një paraqitje të denjtë në këtë përballje, ndërsa rastin më të mirë për të barazuar rezultatin e kishte gjatë pjesës së dytë, kur goditja e Hristov përfundoi në traverzë. Përveç këtij rasti, futbollistët e Borecit gjatë pjesës së dytë pretendonin edhe për një penalti, mirëpo arbitri kryesor i takimit vlerësoi se nuk kishte prekje me dorë nga ana e futbollistit të Oleksandria.

Ishte kjo kontrolluesja e dytë për skuadrën nga Velesi, pas asaj ndaj Rabotniçkit në Shkup, kur në stadiumin e Maxharit kishte shënuar fitore 5:0.

Leave a Reply